30 ditë paraburgim për sulmuesit e Kryetarit të Pejës

59

Gjykata Themeloren në Pejë i ka dërguar për 30 ditë paraburgim dy të dyshuarit për rrahjen e kryetarit, Gazmend Muhaxhiri.

Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të mirë-informuara.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u sulmua fizikisht të shtunën, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

Lidhur me rastin policia arriti të arrestojë dy persona.

Gazeta Insajderi ka raportuar se të arrestuarit janë Dukagjin e Korab Lulaj.

Në raportin ditor të së dielës, policia njofton për arrestimin e dy të dyshuarve dhe dërgimin në mbajtje të tyre.

“Pejë / 26.10.2024 – 08:40. Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre kryetari i komunës së Pejës) derisa ishin duke ecur në rrugë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç ‘rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Pas një pune hetimore dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia. Motivi i rastit nuk dihet. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si dhe dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Muhaxheri pas kësaj, ka dal me një postim në “Facebook”, duke treguar se është mirë.

Ndërsa sulmin ndaj tij e ka quajtur “të befasishëm”.

“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, shkroi ai në Facebook.

Comments