Tahiri-Konjufcës: Fati i Kosovës është që jemi afër zgjedhjeve, sepse ju jeni joseriozë

50

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është deklaruar për media.
Ai ka kujtuar deklaratën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca një vit më parë për draftstatutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe deklaratën e tij sot.

“Sot jemi me 28 tetor, dhe ju e dëgjuat Konjufcën që tha Kosovës nuk mundet me iu detyruar Kosovës draftstatuti i Asociacionit, sepse është në kundërshtim me Kushtetutën ndërsa me 25 tetor të 2023 thotë se Asociacioni nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Pra i kemi dy Glauka, tani e kemi Glaukun e pas një viti ku thotë se një dokument i tillë nuk mund t’i imponohet Kosovës. Këtë do të duhej me thënë Konjufca para 1 viti sepse atëherë do të kishte vlerë. Por atëherë ka fol me terma afirmativ dhe e ka quajt në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Këta janë jo serioz dhe nuk janë burrë shtetas të Kosovës. Këtu veç një fat është, që jemi para zgjedhjeve. Këto qëndrime të tyre nuk duhet marrë seriozisht se janë qëndrime elektorale të cilat nuk I sjellin benefit as LVV-së as qytetarëve të Republikës së Kosovës. LVV nuk ka qëndrim të vetin”, ka thënë Tahiri.

Comments