“Wizz Air” ka ndërprerë fluturimet nga Këlni, Kopenhaga dhe Stokholmi për në Shkup

165

Wizz Air ka ndërprerë tre linja ajrore në Aeroportin e Shkupit, përcjell TV21. – Bëhet fjalë për fluturimet nga Këlni, Kopenhaga dhe Stokholmi.

Në faqen e internetit të Wizz Air nuk mund të blihen më bileta për këto destinacione. Për momentin nuk ka informacione nëse këto linja do të rikthehen sërish në pranverë, me orarin veror të fluturimeve.

Wizz Air po tërhiqet nga Këlni, dhe për të kompensuar interesin në atë pjesë të Gjermanisë, kompania do të rrisë frekuentimin nga Shkupi për në Dortmund.

Pasagjerët që fluturojnë për në Danimarkë, tani si opsion e kanë aeroportin e Malmö në Suedi.

Nga 29 nëntori anulohet edhe fluturimi Shkup-Sarajevë, të cilin e mirëmbante kompania ajrore greke “Aegean”.

Comments