Boksieri shqiptar Klajdi Tema ka reaguar pas publikimit të një lajmi lidhur me konfliktin mes Jozefin Markut dhe Eduart Kuçit, ku, sipas tij, është përmendur edhe emri i tij.
Tema mohon kategorikisht të ketë pasur ndonjë përfshirje në këtë ngjarje, duke sqaruar se nuk është arrestuar dhe nuk është intervistuar nga autoritetet në lidhje me këtë rast.
“Unë jam Klajdi Tema. Keni botuar një lajm në lidhje me sherrin ndërmjet Jozefin Markut dhe Eduart Kuçit. Ndër të tjera, përmendet edhe emri im sikur jam arrestuar në lidhje me këtë sherr. Unë as nuk jam intervistuar, as arrestuar dhe nuk kam asnjë lloj lidhjeje me këtë sherr”, ka deklaruar Tema.
Përmes këtij reagimi, boksieri kërkon të sqarojë publikun dhe të distancohet nga çdo pretendim që e lidh atë me konfliktin në fjalë.
Reagon bokseri shqiptar Klajdi Tema: Nuk jam arrestuar dhe nuk kam lidhje me sherrin mes Jozefin Markut dhe Eduart Kuçit


