Radev: Maqedonia e Veriut nëse dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të realizoj marrëveshjet e nënshkruara

123

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska tha se Maqedonia e Veriut nëse dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të realizoi Kornizën Negociatore dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë.

“Ky ishte takimi im i tretë me Presidenten Siljanovska dhe mendoj se toni i marrëdhënieve, dialogu konstruktiv, dialogu pragmatik dhe i hapur që kemi krijuar me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, duhet të miratohet nga qeveria e RMV-së. Dy institucionet presidenciale tregojnë se dialogu është i mundshëm, por ai mund të jetë i hapur, konstruktiv dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve tona”, tha presidenti bullgar Rumen Radev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Baku, pas takimit me Siljanovskën.

Ai shtoi se me Presidenten e RMV-së maqedonas kanë biseduar për shumë çështje thelbësore.

“Problemi nuk është vetëm me përfshirjen me kohë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Presim që qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut së shpejti të zbatojnë gjithçka që është paraparë në Kornizën Negociatore dhe në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të mos humbasë kohën historike për anëtarësimin e saj”, tha Radev.

Pyetjes së një gazetari se a sheh dëshirë nga pala maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian apo ka një drejtim tjetër për diplomacinë maqedonase, ai u përgjigj:

“Gjithçka do të bëhet e qartë në të ardhmen e afërt. Nëse udhëheqja shtetërore e RMV-së dëshiron vërtet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të përmbushë Kornizën Negociatore dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Kjo është shumë e qartë”, përgjigj Rumen Radev.

Comments