Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë në Klinë, vdes dhe personi i dytë

134

Personi i dytë i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Klinë ka ndërruar jetë, duke e çuar bilancin në dy të vrarë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.

Gashi tha se personi i plagosur ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës, gjë që u konstatua nga mjeku kujdestar. Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” të Klinës, shkruajnë mediat e Kosovës.

Pas aktit, autori është vetëdorëzuar në polici, ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Comments