Nikolloski: Objekti i Postës ishte planifikuar për një restorant nga udhëheqësia e mëparshme

68

Posta e Maqedonisë nga udhëheqësia e mëparshëm ishte planifikuar për restorant, për dallim nga planet e tanishme që të jetë qendër multimediale dhe kulturore, thotë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

Sipas tij, qeveria e mëparshme kishte për qëllim ta shkatërronte atë me koston e disa kompanive private që merreshin me biznesin postar.

“Pas dobësive të konstatuara, riorganizimi është duke u zhvilluar dhe ndryshimet duhet të jenë të dukshme që në fillim të vitit të ardhshëm”, njoftojnë nga Ministria e Transportit.

Nikolloski pret që Prokuroria Publike të reagojë, të ndërhyjë dhe të përcaktojë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë punuar nga pakujdesia dhe në mënyrë të kundërligjshme në SHA Posta.

Qeveria planifikon të rinovojë objektin e djegur të “Postës” dhe ta bëjë atë shumëfunksionale në vitin 2028. Këtë ide së fundi e ka prezantuar ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Ai thotë se është marrë vendim i qeverisë për renovimin e objektit qendror të Postës së Maqedonisë, në mënyrë që të jetë gati për nevojat e Shkupit “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane” për vitin 2028.

Ndërtesa e Postës u dogj nga zjarri në vitin 2013. Nga zjarri janë dëmtuar kupolat dhe murali i Borko Lazeskit. Në vitin 2014, auditorët kanë konstatuar se janë shkatërruar pajisje me vlerë 10 mijë euro, si dhe pulla me vlerë 92 mijë euro.

Comments