Pjesa e parë: Pa gola në “Air Albania”
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0, shkruan Gazeta Express.
Kuqezinjtë e administruan mjaft mirë ndeshjen, por rastet më të mira i patën mysafirët.
Çekët e goditën dy herë shtyllën brenda disa sekondave.
Krejt në fund, Qazim Laçi pati mundësi të artë shënimi, por goditjen e tij me kokë e ndali portieri çek.