Paqe në “Air Albania”, Shqipëri dhe Çeki ndajnë pikët
Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 ndaj Republikës së Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në UEFA Nations League.
Në dy pjesët dy skuadrat patën rastet e mira për shënime, por asnjëherë nuk u tund rrjeta, shkruan Indeksonline
Me këtë barazim, gjithçka mbetur e hapur për vendin e parë.
Shqipëira është në pozitën e 3-të me 7 pikë, kurse Çekia në pozitën e parë me 8 pikë.
Kujtojmë që ndeshjet e ardhshme, dy shtetet i luajnë në shtëpi. Shqipëria e pret Ukrainën, kurse Çekia luan ndaj Gjeorgjisë./Indeksonline/