Faton Peci jep grant 100 mijë eurosh edhe këshilltarit të tij, Naim Huruglicës- Dokument

65

Gjatë ditës së djeshme u zbulua skandali tjetër i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Në media u raportua se nga ministria që ai udhëheq, vëllai i Fitore Pacollit, deputetes së Lëvizjës Vetëvendosje, ka fituar një grant prej 100 mijë eurosh.

Por me sa duket, kjo nuk është hera e parë që nga kjo ministri përfitojnë grante njerëzit e Pecit.

Doli se kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar një grant nga AZHB për projektin prej 100 mijë eurosh.

Po ashtu, edhe bashkëpartiaku i Pecit, Bahtijar Berisha, kishte fituar një grant prej 50 mijë eurosh, raporton Periskopi.

Comments