Instituti Albanalogjik tha se sot është 30 vjetori i themelimit të UÇK-së, reagon ashpër ish-komandanti

97

Ish-komandanti i UÇK-së, Jakup Nura i ka reaguar Institutit Albanalogjik, të cilët po pretendojnë se sot është 30-vjetori i themelimit të UÇK-së.

Sipas Nurës, me vetëdijë ka përpjekje që të devijohet e vërteta e padiskutueshme.

“Formimi i një ushtrie të rregullt ndodh përmes politikës, përmes vendimeve të marra në nivele të larta, ku përcaktohen strukturat, emërohen komandantët dhe rekrutohen ushtarët. Por, kjo nuk ka ndodhur në rastin tonë. Tek ne, ka ndodhur e kundërta: Së pari janë bashkuar ushtarët dhe luftëtarët, dhe më pas janë zgjedhur komandantët”, ka shkruar ai.

Sipas ish-komandantit, themelimi i UÇK-së daton që nga viti 1990.

“Ky grup i uniformuar dhe i armatosur vazhdimisht ka kërkuar mbështetje per armë, fillimisht nga katër persona ne vazhdimsi që ishin lidhës të grupit me udhëheqes te LPKes brenda vendit dhe të njësive të Ushtrisë së Kosovës, të cilët ishin të armatosur dhe të uniformuar. Por, nuk u mbështetëm me logjistikë të mjaftueshme luftarake”, ka shkruar Nura në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë,
Sot, më 17 nëntor, në Institutin Albanologjik do të mbahet Akademi Solemne për 30-vjetorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vlerësoj se një tubim i tillë, i cili do të fëstoj “gjoja” përvjetori i themelimit të UÇK-së, është e papranueshme perballe realitetit te kohes, sepse një ngjarje e tille dhe kaq e rëndësishme duhet të shënohet me një përgatitje dhe hulumtim nga Institucionet pergjegjese historike e shkencore.
Mendoj se, me vetëdije, ka perpjekje qe te devijohet e vërteta e padiskutueshme.
Formimi i një ushtrie të rregullt ndodh përmes politikës, përmes vendimeve të marra në nivele të larta, ku përcaktohen strukturat, emërohen komandantët dhe rekrutohen ushtarët. Por, kjo nuk ka ndodhur në rastin tonë. Tek ne, ka ndodhur e kundërta: Së pari janë bashkuar ushtarët dhe luftëtarët, dhe më pas janë zgjedhur komandantët. Është e njohur tashmë se Ushtria e Kosovës është krijuar, emëruar uniformuar dhe armatosur disa vite më parë, dhe për këtë ka dëshmi të shumta.., që e vërtetojnë faktin që nga viti 1990. Ky grup i uniformuar dhe i armatosur vazhdimisht ka kërkuar mbështetje per armë, fillimisht nga katër persona ne vazhdimsi që ishin lidhës të grupit me udhëheqes te LPKes brenda vendit dhe të njësive të Ushtrisë së Kosovës, të cilët ishin të armatosur dhe të uniformuar.
Por, nuk u mbështetëm me logjistikë të mjaftueshme luftarake.
Ky grup gjatë kësaj periudhe ndërmori shumë veprime dhe aksione, ndër të cilat e veçantë ajo e vjeshtës së vitit 1992 në Drënas, gjatë një aksioni të armatosur, ku, në shkëmbim të plumbave, mbetën polic te vrarë dhe te plagosur. Pas këtij aksioni, përsëri, me këmbëngulje, kërkuam një takim me strukturat e Lëvizjes Popullore të Kosovës, takim që u mbajt në Prekaz, me pjesëmarrës nga kryesia e LPK-së dhe grupit te Skenderajt, gjithsej gjashtë veta. Qëllimi i këtij takimi ishte paraqitja e tri kërkesave të qarta:
1. Të merret përsipër nga Organizata veprimet dhe aksijonet e armatosura që kemi ndërmarrë ne.
2. Të mbështetemi me mjete logjistike dhe armatim sa më shpejt.
3. Sa më shpejt të përgatiten njësi në rrethinat e tjera, për t’u bashkuar me ne në aksijonet e armatosura kunder focav Sërbe.
Për këtë, përfaqësuesi i LPK-së.., u shpreh se: “si organizatë nuk jemi të përgatitur të ndërmarrim veprime të kësaj natyre”, duke shtuar si arsyetim se nuk kishim njerëz të përgatitur dhe paisje të mjaftueshme për mbështetje logjistike. Ai theksoi se kërkesat tona do të shqyrtoheshin në takimet e kryesisë së LPK-së.
Pas këtij takimi, ka pasur një varg ngjarjesh të tjera në rrethinën tonë ose në rajonin tonë, por do të veçoja aksionin e armatosur mbi hekurudhë ne Drenas, ku vite më parë nga forcat serbe ishin vrarë dhe plagosut shumë nxënës të shkollës. Pikërisht në atë vend, e përgatitëm pritën për forcat serbe dhe në atë aksion u vranë disa policë dhe u plagosën shum të tjerë.
Kjo është vetëm një përmbledhje e shkurtër që dëshmon për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe organizimet e celulave te para, të cilat janë pjesë e historisë sonë, të cilën nuk duhet të lejojmë të shtrembërohet.
Përpjekjet dhe sakrificat janë të patjetërsueshme në ndihmesën e krijimit të një Kosove të lirë dhe të pavarur. Ata që e shtrembërojnë këtë histori, bëjnë një perpjekje te dëmshme dhe padrejtësi të madhe ndaj atyre që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi. Historinë nuk mund ta shkruajnë as ata që po tentojnë ta modifikojnë, as ata që e mohojnë. Kjo është e vërteta që duhet të mbahet përherë e hapur dhe e patundur.

Comments