Nis takimi i qeverive Kosovë – Maqedoni

55

Ka nisur mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut me ceremoni shtetërore të pritjes nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti dhe homologu maqedonas, Hristijan Mickoski kanë parakaluar të shoqëruar nga ceremonia shtetërore.

Kabinetet e dy qeverive kanë realizuar një fotografi të përbashkët.

Pas kësaj ngjarje, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit. Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.

Comments