Egzon Pacolli i LDK-së: Mega skandal, përveç vëllait, Fitore Pacolli ia ndau 100 mijë euro edhe dajës

66

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka njoftuar për një tjetër “mega skandal”.

Përveç vëllait, ai thotë se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli “ia ka nda 100.000 euro edhe dajës së saj” si grant përmes Ministrisë së Bujqësisë.

Pak ditë më parë, doli se Blerim Pacolli, vëllai i deputetes Fitore Pacolli, kishte përfituar grant 100 mijë eurosh nga Ministria e udhëhequr nga Faton Peci.

“Dy muaj pasi e ka shpërbly vëllain e saj me 100 mijë euro, ka vendosë me e shpërbly edhe dajën njëjtë, me 100 mjë euro tjera… Qysh bre Fitore, 100 mijë euro tash edhe dajës a?”, thotë Egzon Pacolli në një video të publikuar në Facebook.

“A e dini sa fermeri e bujku kanë mbetë pa përfitu grant nga thirrja?”, thotë ai.

“Ndoshta për me fitu grant nga kjo ministri, duhet me e pasë motër ose mbesë Fitore Pacollin?”, thotë Egzon Pacolli.

Comments