Shpërthen zjarri në një shtëpi në Strimnicë të Tetovës, një i vdekur

73

Para pak çastesh ka shpërthyer një zjarr i madh në një shtëpi në fshatin Strimnicë,ku dyshohet për një të vdekur.

Sipas dëshmitarëve për TS, thonë se zjarri ka shpërthyer nga brenda shtëpisë duke u përhapur me shpejtësi të madhe në gjithë shtëpinë. Dyshohet se një i moshuar ka mbetur brenda shtëpisë pa shenja jete i moshës reth 90 vjeç, i cili jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.

Ekipet e zjarrfiksave gati një orë po mundohen për të lokalizuar zjarrin dhe për të nxjerrë trupin e të moshuarit, por flakët dhe tymi i dendur pamundësojnë zjarrfiksit të nxjerrin trupin e të moshuarit.

Shkaku i zjarrit dhe nga frika e përhapjes së zjarrit në objektet përreth i gjithë fshati është pa energji elektrike./ts

Comments