Për katër vjet, asnjë njohje, asnjë antarësim në organizata ndërkombëtare

50

Njohja nga Izraeli vazhdon të jetë e njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës që nga shkurti i vitit 2021. E mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare po vlerësohen si ngecje e Kosovës në politikën e Jashtme. Analistët politik, këtë Qeveri e cilësuan si më të dobtën në këtë aspekt.

Qeveria Kurti gati po përfundon mandatin por ende nuk ka siguruar asnjë njohje të re dhe asnjë antarësim në organizata ndërkombëtare, pavarësisht asaj që gjasat që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës ishin të mëdha. Ndërkohë njohja e fundit Kosovës i erdhi nga Izraeli më 1 shkurt të vitit 2021.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk u përgjigj në pyetjet e rtv 21 lidhur me këtë temë, por është ish-drejtori i Departamentit për Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, Albert Prenkaj, njëherësh njohës i kësaj fushe, i cili vlerëson kjo qeveri nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin.

“Nuk shoh asnjë përpjekje të politikës së jashtme të Kosovës që të kërkoj njohje të reja madje kemi pasur edhe tendenca të çnjohjeve mirëpo prap me ndërmjetësimin e vendeve mike kjo çnjohje u ndalua. Kemi një anamnezë të politikës së jashtme e cila flet për një vetizolim dhe vetvetiu ky izolim ka ardhur nga politika të cilën e ka udhëhequr kryesisht kryeministri Kurti së bashku me ministrën e punëve të jashtme, Donika Gërvalla”, Albert Prenkaj

Që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani Kosova është njohur nga 117 shtete.

Comments