Kimete Berisha për Kurtin: Baba i hajnave, materialist me fjalë të idealistëve
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, i ka reaguar kryeministrin Albin Kurit në lidhje me zhvillimet e fundit, të cilat u karakterizuan me dy grante për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit, deputete e VV-së.
Berisha e ka quajtur Kurtin “baba të hajnave”.
“Baba i hajnave!
– Me hajnat e Albin Kurtit më së shumti po çuditen hajnat!
Aq pa takt e në mënyrë amatore kanë vjedhur këta t’Kurtit sa që me guximin e tyre i kanë çuditur edhe hajnat më të rryer.
– S’është aspak e çuditshme që vjedhin ministrat e Albin Kurtit, gjithmonë kanë vjedhur dhe do të vjedhin shqiptarët, por është e palogjikshme që Albin Kurti u bë avokat i hajnave, aq fort, sa s’lë shibël të bie mbi ta!
– Pse i mbron hajnat Albin Kurti?
Që janë të tij, apo që, ky mund të mos jetë më normal!
S’di a do të ishte e tepërt të them se ata vjedhin për të.
– Të ishte ndryshe, do të
distancohej, sa më larg.
Ose të bëhej i mençur, ti hiqte këta hajna të dalë boje e të angazhonte hajna të Ri, derisa të zbulohen” – ka shkruar Berisha.