Historiani Dauti: Kosovarizmi i sotëm bazën e ka në Kushtetutën e Jugosllavisë së 1974
Daut Dauti, historian, ka komentuar çështjen e kosovarizmit, një temë që rikthehet herë pas here në debatin publik, posaçërisht kur Kosova luan ndeshje në futboll.
Dauti ka bërë një interpretim mbi rrënjët e kosovarizmit.
Historiani Dauti e ka quajtur kosovarizmin një lloj të nacionalizmit, duke shtuar se “bazën e ka në Kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974”.
“Kosovarizmi i sotshëm është një lloj nacionalizmi (ende relativisht impotent), që bazën e ka në kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974. Kjo kushtetutë e ka krijuar një klasë politike shqiptare që beson në veten e saj për të qenë e pavarur duke e mohuar plotëninë e nacionalizmit shqiptar, siç është themeluar nga rilindasit” – ka shkruar Dauti, ndër të tjera.