Policia gjen arsenal armësh në veri, rasti ndërlidhet me Banjskën

86

IndeksOnline ka raportuar sot për një aksion të policisë të zhvilluar në veri të Mitrovicës. Rasti tani është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës e cila ka treguar se është gjetur arsenal armësh dhe uniforma ushtarake.

“Me datën 19.11.2024 pas pranimit të një informate, është kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Zveçan nga njësitet policore. Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera”, thuhet në komunikatën e policisë.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:

4 granata M75

dy pushkë automatike AK 47

gjashtë karikatorë me municion të AK 47

një karikator i zbrazët

156 fishek të AK 47

179 fishekë të M48

një antiplumb ushtarak, me dy pllaka

This house is only 27 sq. ft. but when you see the inside you’ll want it!
Tips and Tricks
Tetovo: 2022 Cars Clearance at Unbeatable Prices
UnsoldCars Clearance | Search Ads
by Taboola
tri palë pantallona

katër jakne ushtarake

dy jelekë taktikë

dy gas maska

dy çanta krahu ushtarake

5 rripa ushtarakë të brezit

një maicë e zezë

Ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska.

Comments