Rama sulmon ish-ministren e brendshme britanike: Na quajti pushtues, a thua se shqiptarët donin kokën e Mbretëreshës
“Para disa ditësh këtu erdhi për një takim partia tjetër, që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë. Ambasadori ktheu përgjigje dhe ata nuk u bënë më të gjallë. Për tu kthyer te biseda, ju e mbani mend një ish ministre të brendshme të këtij vendi, që u bë mishërimi i politikës djallëzore duke na treguar ne shqiptarët si rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo tha se prurja e shqiptarve ishte pushtim, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtare të një armate placckitëse, jo pjesë e matjes njerëzore që punon në këto toka. Na quajti pushtues a thua se kishim ardhur per të marrë kokën e Mbretëreshës, jo për të ndihmuar ekonominë britanike e cila vuan për krah pune. U ngritën dhe disa të tjerë që na treguan me gisht.”