“Dhoma gazi për shqiptarët”, tifozët e Pelisterit me ofendime në baza nacionale

58

Ofendimet në bazë nacionale sërish janë pjesë e futbollit vendor. Një situatë e tillë u regjistrua në sfidën e javës së 15-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kur u takuan Pelisteri dhe Shkëndija. Tifo grupi i skuadrës vendase, e njohur me emrin “Çkembari” në disa minuta para përfundimit të ndeshjes, ka brohoritur “dhoma gazi për shqiptarët”, pas së cilës i është bashkuar edhe pjesë tjetër e tifozëve në stadiumin në Manastir. Kjo ka sjell reagim të skuadrës mysafire, e cila ka reaguar te delegati i ndeshjes dhe vërejtja e tyre është shënuar në procesverbalin e ndeshje.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta ndërsa nikoqirët përmes altoparlantit i kërkuan publikut të ndërpresin brohoritjet nacionaliste. Ndryshe, pas 90 minutash loje në terrenin e gjelbër, skuadra e Shkëndijës shënoi fitore minimale me 1-0, falë golit të Ramadanit. /Alsat.mk

Comments