Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia

83

Autoritetet serbe raportohet se kanë arrestuar të dy persona nga Podujeva.

Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.

Portalet lokale të Podujevës shkruajnë se ndaj dy të rinjve u është caktuar masa e ndalimit prej 30-ditësh.

Familjarët kanë thënë se Beogradi zyrtar po u kërkon shuma parash deri 20 mijë euro për lirimin e tyre.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo ajo ende nuk ka ndonjë informacion të detajuar rreth rastit.

Comments