Vrasje në tentativë në Lipjan, 7 persona rrihen mes veti, përdorin thika

55

Shtatë persona janë rrahur në Lipjan dje, teksa dy kanë pësuar lëndime si pasojë e përdorimit të thikë, përcjell Gazeta Express.

Ata janë duke u trajtuar në QKUK.

Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë.

“Resinoc, Lipjan 25.11.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Express/

Comments