shtë dorëzuar në polici ditën e sotme një i mitur, i cili është i përfshirë në vrasjen e Martin Canit.
Ai dyshohet si autori i dytë i krimit, teksa sot u dorëzua në polici nga babai i tij. Pas paraqitjes në komisariat, ai ka treguar dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë.
“Ka persona që janë përpjekur ta fshehin ngjarjen”/ Vrasja e Martin Canit, avokati: Ka disa bashkëpunëtorë…
Burimet bëjnë me dije se i mituri, shok i autorit të dyshuar, ka treguar se kishte rol për të ndarë palët Sipas hetuesve, pamjet tregojnë që shoku i autorit s’ka qenë aty në momentin e vrasjes, por pasi u godit me grusht u largua nga vendngjarja.Kujtojmë se rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Meçja.