Serbia po përdor objektet fetare në Kosovë për aktivitete ilegale, nevojitet hetim urgjent

63

Serbia po përdorë objektet fetare në Kosovë për të lehtësuar aktivitetet ilegale financiare. Kështu ka alarmuar aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi e cila ka thënë se institucionet duhet që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të hetuar dhe çmontuar aktivitetet e paligjshme.

“Ata që përdorin institucionet fetare për qëllime të paligjshme të ndiqen penalisht”, ka thënë ajo.Kamberi, ka reaguar pas një kronike ku shpërfaqet aktiviteti ilegal në Manastirin e Gracanicës, ku dinarët serbë ende shkëmbehen pavarësisht ndalimit nga Banka Qendrore e Kosovës.

Ajo ka kujtuar se si Serbia ka përdorur edhe Manastirin e Banjskës për planifikimin e terrorizmit.

“Si zakonisht, Serbia duke përdorur fenë si mbulesë për aktivitete ilegale dhe kriminale nuk është befasi. Një shembull kryesor është Manastiri i Banjskës, i cili është bërë një qendër për planifikimin e terrorizmit, me një depo të madhe armësh të zbuluara atje, të lidhura me terroristët serbë të përfshirë në sulmin e Banjskës. Siç duket Serbia tani po përdor objektet fetare për të lehtësuar edhe aktivitetet ilegale financiare, siç shihet në Manastirin e Graçanicës, ku dinarët serbë ende po shkëmbehen përkundër ndalimit nga Banka Qendrore e Kosovës”, ka shkruar ajo në X.

E përdorimi i vendeve fetare për të promovuar sjellje kriminale, sipas Kamberit nuk duhet të tolerohet.

“Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të hetuar dhe çmontuar këto aktivitete të paligjshme. Përdorimi i vazhdueshëm i vendeve fetare për të anashkaluar ligjet dhe për të promovuar sjellje kriminale nuk mund të tolerohet. Kosova duhet të zbatojë ligjet e saj në mënyrë të vazhdueshme, duke përfshirë ndalimin e dinarit serb, dhe të sigurojë që ata që përdorin institucionet fetare për qëllime të paligjshme të ndiqen penalisht, duke përfshirë të ashtuquajturit priftërinj që pranojnë të bashkëpunojnë në akte të tilla ilegale. Është jetike që autoritetet e Kosovës të tregojnë vendosmëri të patundur në mbrojtjen e sovranitetit të saj, në ruajtjen e sundimit të ligjit dhe parandalimin e Serbisë nga përdorimi i fesë si mjet për destabilizimin”, ka theksuar ajo.

Comments