Kadetët e FSK-së marshojnë me sukses në kushte të rënda atmosferike

51

Kadetë të FSK-së kanë marshuar me sukses 12.8 kilometra në rrethinën e liqenit të Batllavës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci njoftoi se marshimi rezultoi me sukses, përkundër kushteve të rënda atmosferike, temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të borës.

“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, shkroi Maqedonci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Një tjetër marshim i suksesshëm prej 12.8 km i përfunduar nga kadetët tanë në rrethinën e liqenit të Batllavës, përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak.

Krenarë për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur.

Comments