Berisha: E shoqja e Kurtit është misterioze, edhe librin e saj e ka botuar dhe promovuar serbisht në Beograd
Gazetarja Kimete Berisha ka vlerësuar se bashkëshortja e kryeministrit është misterioze.
Ajo ka bërë me dije Rita Augestad Knudsen është e shkëputur nga realiteti i Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ajo nuk flet për Kosovën.
“Është absolutisht e shkëputur nga realiteti i Kosovës. E shoqja e Kryeministrit është misterioze. Është absolutisht e shkëputur nga realiteti i Kosovës. – Ajo sillet si një ‘shtet’ që nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës. – Është aq indiferente, sa që nuk ka dënjuar një herë të vetme, të dënojë së paku vrasjen e grave shqiptare e dhunën në familje, apo ta thotë një fjalë goje për Tetë Marsin e grave shqiptare”, ka shkruar ajo.
Berisha ka theksuar se gruaja e kryeministrin edhe librin e saj e ka botuar dhe promovuar në serbisht.
“Indiferenca e saj nuk është e natyrshme, as nuk mund të interpretohet sikur nuk do të ‘përzihet’, sepse ajo e konsideron veten ‘intelektuale’. E shoqja e Kryeministtit ndjehet superiore ndaj shqiptarëve, prandaj librin e saj e ka botuar dhe promovuar serbisht në Beograd, sepse lexues shqiptarë nuk ka parë, ndoshta me të drejtë”, ka shkruar ajo.