Gjiganti shtetëror rus i gazit, Gazprom, po planifikon që të heqë dorë prej furnizimit të Europës nëpërmjet Ukrainës pas 31 dhjetorit, thuhet në planin e tij për vitin 2025, i ka bërë të ditur Reutersit një burim i informuar me rrjedhat e kompanisë ruse.Kievi ka bërë të ditur se synon t’i japë fund marrëveshjes transitore, me të cilën do t’i jepej fund gjysmës së sasisë së gazit që rridhte nga Siberia drejt tregjeve të Europës Qendrore që kishte nisur në kohën e Bashkimin Sovjetik dhe që ka qenë një prej burimeve më të qëndrueshme të të ardhurave për buxhetin rus.
Përderisa Ukraina ka bërë të ditur se nuk do ta shqyrtojë kontratën për transit të gazit rus, edhe pse ujdia gjeneron një miliardë dollarë në vit për Kievin, Moska ka sinjalizuar se është e hapur për bisedime dhe vazhdimin e rrjedhjes së gazit përgjatë së njëjtës rrugë.Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Moska është e gatshme të pompojë gaz nëpërmjet Ukrainës.Rusia, e cila para luftës në Ukrainë ishte furnizuesi më i madh i gazit natyror i Europës, ka humbur të gjithë konsumatorët e saj europianë derisa Bashkimi Europian po mundohet të heqë dorë krejtësisht prej varësisë së energjisë ruse dhe pasi u la në gjysmë edhe projekti i tubacionit gjerman Rrjedha Veriore më 2022.
Sipas personit të informuar me planet e Gazpromit, që pritet të aprovohen edhe prej menaxhmentit më të lartë, skenari themelor i Rusisë është se më nuk do të ketë transit gazi nëpërmjet Ukrainës prej vitit të ardhshëm. Zyrtari ka folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së situatës.Burimi i ka thënë Reutersit se eksportet e gazit “jashtë vendit” – duke iu referuar Europës dhe Turqisë, pa përfshirë ish-republikat sovjetike – pritet të bien për një të pestën më 2025 në vetëm 39 miliardë metra kub prej 49 miliardë metrash kub sa ëhstë aktualisht, për shkak të bllokimit të rrugës ukrainase.