Maqedonci: Kosova do të dizajnoj fluturake pa pilot

55

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për vendimin e Qeverisë që lidhet me Ushtrinë e Kosovës, pikërisht kur sot shënohet Dita e Forcës në vendin tonë/

Ai bëri të ditur se do të themelohet një komision ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.

“Ky komision do të negociojë rreth hapjes së një fabrike shtetërore për përpunimin e municionit. Ne jemi koordinuar me partnerët tanë dhe kemi pranuar një raport të fizibilitetit për hapjen e një fabrike shtetërore. Nuk do ta pengojë sektorin privat, inkurajohen të gjitha kompanitë private që të punojnë në këtë drejtim”.

“Fluturaket pa pilot është duke u aplikuar në luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme dhe me këtë rast vendi ynë do të dizajnoj këto fluturake. Kemi shumë bashkëpunime me partnerët tanë dhe në ditët e ardhshme do të bëhet publike më shumë detaje”, tha ai.

Comments