Osmani uron festën e 28 Nëntorit: Të bashkuar në zemër e shpirt

54

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo festë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

Postimi i plotë i saj:

Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!

Comments