Gjuha shqipe në Maqedoni, Gashi: Do të tentojmë që ta heqim 20%-shin!

76

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi tha se i përket 20%, të gjithë deputetët shqiptarë kanë pothuajse një qëndrim të unifikuar, që siç thotë, mënyra se si formulohet gjuha shqipe në Kushtetutë, nuk e nderon asnjë shqiptar, përcjell TV21. Gashi tha se do të tentojnë ta ndryshojnë atë formulim.

“Sa i përket 20%, ju e dini që të gjithë deputetët dhe partitë shqiptare e kanë qëndrimin pak a shumë të unifikuar rreth formulimit se si gjuha shqipe formulohet në Kushtetutë dhe kjo është një formulim që nuk e nderon asnjë, nuk e nderon shqiptarin dhe neve si shqiptar dhe normalisht se ne do të tentojmë që të ndryshohet ai formulim po është çështje e marrëveshjes politike se a ka sens politik për momentin nga të gjitha palët që të përceptohet kjo kërkesë e shqiptarëve që gjuha shqipe të emërohet me termin e saktë”, deklaroi Afrim Gashi.

Sa i përket ligjit për përdorimine gjuhëve, Gashi tha se duhet pritur vendimi i Gjyaktës kushtetuse dhe shtoi se, po paragjykohet.

“Çështje e Gjykatës Kushtetuese, mendoj se po paragjykojmë, mendoj se po presim se çfarë do të ndërmerr Gjykata Kushtetuese dhe pastaj, vendimet e saj janë përfundimtare”, tha Gashi

Comments