Grenell uron shqiptarët: SHBA është mirënjohëse për miqësinë e përjetshme në mes të dy kombeve
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka shkruar se SHBA është mirënjohëse për miqësinë e përjetshme në mes të dy kombeve.
Po ashtu Grenell ka falënderuar shqiptaro-amerikanët e Michiganit që kanë votuar për Trumpin dhe kanë ndihmuar në fitoren e tij në këtë shtet.
“Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve tona. Dhe një falenderim i veçantë për shqiptarët amerikanë në Michigan që votuan për Donald Trump dhe ndihmoi në fitimin e këtij shteti për MAGA-n”, ka shkruar Grenell.