Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur

66

28 Nëntori është një ditë e veçantë për mbarë shqiptarët anë e mbanë botës.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, datëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë tri festa që kremtohet nga shqiptarët në këtë ditë, shkruan Arbresh.info.

Një prej futbollsitëve më të mirë shqiptarë të gjitha kohërave, Granit Xhaka, nuk e ka harruar këtë ditë dhe ka bërë një urim të vecantë për të gjithë shqiptaët.

Ai përmes një “instastory”, ka shkruar se në këtë ditë festojmë lirinë dhe identitetin tonë.

“Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë. gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur”, ka shkruar ai.

Xhaka aktualisht është pjesë e Levrkusenit ku sezonit e fundit ka qenë lojtarë kryesor i kësaj skuadre në triumfin historik të Bundesligës si dhe në trofeun e Kupës së Gjermanisë.

Comments