Sot 12 vjet nga lirimi i Lahi Brahimajt nga Tribunali i Hagës

53

Sot janë bërë 12 vjet nga lirimi i Lahi Brahimajt nga Tribunali i Hagës.

Ish-gjenerali i UÇK-së ka thënë se ndjehet krenar sot sa atëherë dhe se shpreson që së shpejti të jetë në liri edhe çlirimtarët e tjerë që po gjykohen në Hagë.

“Data 29 nëntor ka një rëndësi të veçantë në jetën time. Sot janë bërë saktësisht 12 vjet kur Tribunali i Hagës mori vendimin për lirimin tim.
Një natë pasi festuam 28 Nëntorin në Hagë, të nesërmen u mor vendimi për lirimin tim nga burgu i Hagës.
Kam qenë krenar atëherë për luftën e UÇK-së dhe i tillë jam edhe sot.
Uroj që të jetë 28 nëntori i fundit në Hagë edhe për çlirimtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe t’i presim së shpejti në Kosovë për të festuar së bashku”, shkruan Lahi Brahimaj në Facebook./Indeksonline/

Comments