I ftohti siberian pushtoi Turqinë Qendrore dhe Lindore me temperatura 20 gradë nën zero
Për shkak të temperaturave të ftohta, borës së madhe dhe stuhive, dita e djeshme ka qenë e mbyllur për shkollat në disa qarqe. Në shumë vende qytetarët po përballen me vështirësi në lëvizje për shkak të ngrirjes së rrugëve, raporton CNN Turk.
Temperatura më e ulët, minus 20.3 gradë është matur në qytetin e Çanaklit të rrethit Nigde (Turqia Qendrore). Në rrethin e Sivasit u regjistrua minus 19,3 gradë, ndërsa në Kayseri – minus 18,5. Në rrethet lindore të Erzincanit dhe Malatyas temperatura ka rënë në minus 18.1 gradë.
Reshjet e dendura të borës bllokuan hyrjen në shumë fshatra në Turqinë lindore (qarqet Van, Bitlis, Mush). Autoritetet vijojnë pastrimin e borës.
Për shkak të të ftohtit qytetarët pas parkimit i mbulojnë makinat me batanije.
Megjithatë, sportdashësit e dimrit janë të kënaqur sepse sezoni ka nisur më herët se zakonisht. Në qendrën e skijimit Palandoken, rrethi Erzurum (Turqia Lindore), ka kushte ideale për ski dhe hotelet janë të rezervuara plotësisht. Sezoni i dimrit filloi dy muaj më herët në qendrën e skijimit Akdag, rrethi Samsun.