Mickoski: Rasti i djeshëm vetëm fillimi do të ketë edhe provokime të tjera

91

Kjo që ndodhi dje është vetëm fillim do të ketë edhe provokime të tjera , ka paralajmëruar kryeministri Hristijan Mickovski duke sigurar se nuk do të lejoj destabilizimin e vendit. Ai edhe për incidentet e mbrëmshme në formë indirejtë gishtin e ka drejtuar tek BDI-ja, ashtu sic ka reaguar edhe partneri shqiptarë I tij VLEN.

“Nëse mendoni se ky do të jetë rast I izoluar , jo nuk do të jetë . Duhet të prisni se do të kete edhe në ta ardhmen, pasiqë ashti sic drejtësia ngadal por sigurt po I afrohet kriminelëve dhe ashtu si drejtesia do të troket në dyert e tyre ata ashtu do të bëhen edhe më nervoz dhe të padurueshëm dhe mënyra e vetme për të mbrojtur pronën e tyre të siguruar në mënyrë kriminale është kështu me manipulime të këtilla dhe duke shkaktuar incidente të këtilla” – tha Mickoski.

EDHE NGA VLEN gishtin për incidentet e djeshme e drejtojnë nga BDI. Festa masovike nxiti destabilzuesit, dënojmë ashpër djegien e flamujve, kanë reaguar nga VLEN

Në fund të ditës u lajmëruan këto qarqe të cilat dëshirojnë destabilizimin e vendit. Jo, se e duan shtetin, por se u mungon pushteti.

Koalicioni VLEN dënon ashpër këto akte të papranueshme që kanë ndodhur mbrëmë gjatë festës së Pavarësisë së Shqipërisë, ku janë përdhosur flamujt shtetërorë në mënyrë të turpshme, pamje që janë bërë sot publike nga mediat vendore.

Por as Mickovski e as VLEN nuk përmenden incidentin me djegjen e flamujve shqiptarë po mbrëm. Mickovski I pyetur edhe për këtë inicident vetëm bëri apel për maturi.

“Isha shumë saktë në deklaratën time. I bëj I thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, shqiptarë e maqedonas dhe të gjithë se në këtë momente na nevojitet maturi dhe secili që shkel ligjet kushtetutrën do të jep llogari” – tha Mickoski.

Mickovski gjhëashtu ka paralajmëruar se numri I të arrestuarve për incidentet e djeshme do të rritet dhe nuk do të mbetet vetëm në 8 të arrestuar. PËR partnerët e Mickovskit VLEN karakteri multietnik i Maqedonisë së Veriut është vlerë e shtetit dhe shoqërisë sonë dhe çdokush që tenton të prish marrëdhëniet ndëretnike duke treguar mosrespektim ndaj tjetrit, e sidomos kur ndizet flamuj shtetëror, do të duhet të përballet me organet e rendit dhe të jap llogari. /tvklan.mk

Comments