Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e këtij personi

83

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët bashkëpunim për të identifikuar një person, i cili ka paguar me një kartëmonedhë të falsifikuar, në një market në Ferizaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar mashkull, i cili dyshohet se me datën 06.07.2024 në rrugën ” Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj, në një market me dashje ka vu në qarkullim( ka bërë pagesë) me një kartëmonedhë në vlerë të caktuar, të dyshuar e falsifikuar”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar ende.

“Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”.

Comments