Kjo është 22-vjeçarja që vdiq sot tragjikisht në Kaçanik
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, la të vdekur të renë nga komuna e Kaçanikut, raporton GazetaDemos.
Viktima është Laurina Kuqi, e moshës 22-vjeçare, e cila, sipas Policisë, në momentin kririk si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin mbi automjet.
Për vdekjen e saj ka reaguar edhe menaxhmenti i “ETC-së” së Kaçanikut, duke njoftuar se viktima ishte pjesë e stafit të tyre.
Të njëjtën e përshkruajtën si një punëtore me energji, ppzitivitet e përkushtim për punën.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot humbëm punëtoren tonë të dashur, Laurina Kuqi, e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik. Laurina do të mbetet një pjesë e pazëvendësueshme e familjes sonë në ETC. Do ta kujtojmë çdo herë për enërgjinë, përkushtimin dhe pozitivitetin e saj. Pusho në paqe, Laurina. Kujtimi yt do të jetojë përjetë”, thuhet në telegramin e tyre.
Policia po ashtu dha edhe detaje tjera rreth këtij aksidenti.
“Ekipe të policisë së rendit të stacionit të Kaçanikut, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, të cilët pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë mësuar se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Hanit të Elezit në drejtim të Kaçanikut, me të arritur tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’, shoferja L.K ( F/K) e moshës 22 vjeçare, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, kushteve të rrugës dhe kthesë në të djathtë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e majtë të rrugës, godet barrierat e rrugës dhe bie poshtë rrugës 32 m, në shtratin e hekurudhës”, thuhet në njoftim.