Kurti: Sulmi ka ardhur nga profesionistë, është sulm kriminal
Kryeministri i vendit Albin Kurti është duke mbajtur konferencë për media lidhur me shpërthimin në Zubin Potok.
Ai e ka cilësuar akt terrorist shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.
“Këto sulme janë kriminale, terroriste dashkeqëse që besojmë që vijnë nga fqinju ynë agresor. Sot ka pasur një akt të rëndë me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit, ku furnizohen disa pjesë të Kosovës. Furnizimi është ndërprerë. Ky sulm ka dashur ta dëmtojë infrastrukturën mbase me të rëndësishme që kemi dhe pa dyshim që ishte tentative për ta ndalur furnizimin me rrymë dhe ujë në vendin tonë. Qytetarëve i bëjmë thirrje që të jenë të qetë. Sulmi është kryer nga profesionistë”, tha ai.