“Agim, ti je edhe budall”, zëdhënësi i AAK-së i ashpër me Bahtirin
Agim Bahtiri, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, i cili gjatë luftës së UÇK’së jetonte në Holandë, ia ka mbajtur një “leksion” për patriotizëm kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt.
Bahtiri i ka treguar ish-komandantit të UÇK-së edhe detaje të sakrificës për atdheun që të bëjnë pushtetarët e Kurtit. Ka shkuar deri aty sa ka përmendur edhe fëmijët në djep.
Pas këtij postimit të Bahtrit ka reaguar zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka.
“Asnjë vlerë njerëzore nuk e ke, Agim Bahtiri, përveçse je një horr ordiner. Agim Bahtiri, ti asnjë element kombëtar nuk e ke për të bërë ndonjë vlerësim për këdo. Je një palaço që shpreh mjerimin e kulturës politike që sot udhëheq me Kosovën. Harrova: Agim ti je edhe budall”, ka thënë ai.
Ky është postimi i plotë i Blakës.
Ky vend sulmohet me terrorizëm dhe eksplozivë kur gënjeshtarëve patologjikë dhe vallëzuesve të kafehaneve të Shumadisë, si Agim Bahtiri, u krijohet hapësirë për të dalë në prominencë dhe për të qeverisur.
A ka më mjerim sesa kur Agim Bahtiri flet për patriotizëm, sakrificë apo çfarëdo që është bujare dhe fisnike?
Asnjë vlerë njerëzore nuk e ke, Agim Bahtiri, përveçse je një horr ordiner. Agim Bahtiri, ti asnjë element kombëtar nuk e ke për të bërë ndonjë vlerësim për këdo. Je një palaço që shpreh mjerimin e kulturës politike që sot udhëheq me Kosovën. Harrova: Agim ti je edhe budall.