Arrestohet një shtetas i RMV-së, rekrutohet si ushtar i Federatës ruse!

138

30 ditë paraburgim për një shtetas të Maqedonisë së Veriut për shkak të pjesëmarrjes në ushtri të huaj. Shtetasi I RMV-së ka qenë I rekrutuar për të marrë pjesë në konfliktin në Ukrainë, si pjesë e një formacioni të ushtrisë ruse.

Departamenti për shkatërimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare gjatë ditës së djeshme më 29 nëntor, në PTHP-në për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë dorëzuar kallëzim penal kundër shtetasit të RMV-së me iniciale J.K për vepërn e kryer penale “pjesëmarrje në ushtri të huaja, polici apo formacione paraushtarake dhe parapolicore”.

Autoritetet njoftojnë se I denoncuari paraprakisht pasi ishte njoftuar me materiale propaganduese për shërbim në ushtri të huaj, për nevojat e Federatës Ruse, përmes platformës së internetit për komunikim, ka vënë kontaktet me personin NN, I cili është prezantuar se është ngarkuar nga ushtria Ruse për të rekrutuar ushtarë për kompensim prej 3.000 eurove.

I denoncuari, sipas MPB-së, më 05 tetor 2024 nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup përmes Beogradit ka udhëtuar në Moskë.

“Pas njoftimeve se J.K më 11 tetor 2024 do të kthehet në RMV, janë ndërmarrë masa operative dhe pas mbërritjes në Aeroportin e Shkupit është kryer bisedë informative, ku ka sqaruar mënyrën se si ka shkuar në Federatën Ruse ku ka qëndruar një javë në përpjekje për t`u punësuar su ushtarë i ushtrisë Ruse. Pasi ka mbërritur në Moskë ka qenë i akomoduar me tre persona tjerë shtetas të huaj dhe është njoftuar se duhet ta dorëzojë pasaportën që të rregullohet dokumentacioni, kurse pas kontrolleve mjekësore do të nënshkruhet marrëveshja e punës dhe do të dërgohet në kampin stërvitor për luftë në Ukrainë” – thonë nga MPB.

Njoftohet se në koordinim me PTHP-në nga I denoncuari janë konfiskuar më shumë gjësende dhe dokumentacione ku janë kryer ekspertiza dhe analiza forenzike.

Comments