Bajqinovci akuzon opozitën për koordinim me Listën Serbe

86

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka akuzuar opozitën për një skenar të koordinuar me Listën Serbe gjatë zhvillimeve të së enjtes në Kuvend.

“Koordinim i hatashëm mes Listës Serbe dhe opozitës.Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u pa qartë një skenar i koordinuar: opozita doli nga seanca dhe më pas në seancë erdhën deputetët e Listës Serbe. Ky ishte një projektim i qartë për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar një bashkëpunim të pavërtetë mes LVV-së dhe Listës Serbe për votimin e ligjeve më të rëndësishme për vendin tonë”, është shprehur deputeti i VV-së

Kjo tregon dëshpërimin e atyre që s’kanë argumente politike dhe përdorin montime, inskenime e dezinformata për të goditur ndryshimet pozitive që po bëhen, ka shtuar më tutje Bajqinovci.

Theksojmë se Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar t’i pengojnë ata të Listës Serbe që të mos futen në sallën e seancave plenare të Kuvendit të enjten pasdite.

Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe vijnë në Kuvend vetëm për ta siguruar pagën../Indeksonline/

Comments