Krisma armësh pasmesnate në kryeqytet, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Të shtëna armësh janë dëgjuar pas mesnatës në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë.
Policia me të pranuar informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës në vendin ku është shtënë, transmeton IndeksOnline.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore./IndeksOnline/