Milioneri francez i lë të gjithë pasurinë fshatit të tij, me kusht që të plotësohet kërkesa e fundit

62

Marcelin Arthur Chaix, i cili jetonte në komunën jugore franceze Tourrettes, i ka lënë të gjithë pasurinë qytezës së tij, me kusht që banorët të realizojnë një kërkesë të fundit emocionale.

Marcelin ka vendosur të heqë dorë nga pasuria e tij 2.5 milionë euro, me kusht që ajo të përdoret për ndërtimin e një shtëpie kujdesi për të moshuarit.

Milioneri raportohet se cilëson më tej në testament se shtëpia e kujdesit për të moshuarit duhet të mbajë të paktën 10 të moshuar dhe të hapet në janar 2026.

Akti i bamirësisë i Marcelin kishte si qëllim të ndihmonte të moshuarit në Tourrettes por ka tërhequr vëmendje të gjerë dhe admirim nga i gjithë komuniteti, pas prezantimit të testamentit të tij në bashkinë e qytezës.
Marcelin la një total prej €2.5 milionë euro për komunën e Tourrettes, ku kishte jetuar shumicën e jetës, për të cilën kryebashkiakja Camile Bouge shprehte mirënjohje, siç raporton rrjeti vendas BFM.

“Impjanti nuk duhet të jetë një sipërmarrje fitimprurëse por vetëm sociale. Jemi mirënjohës për bujarinë e bashkë-qytetarit tonë”.

Banorët e qytezës thanë se nuk ishin të habitur nga bujaria e burrit, teksa Marc tha se i ndjeri kishte ndihmuar gjithmonë të tjerët: “Kjo nuk më habit pasi ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte këdo që kishte nevojë”.

Një tjetër vendase, Anne tha: “Unë kam qenë infermiere dhe kujdestare të moshuarish, kjo është një ngjarje e mirë dhe kushti i vendosur është i shkëlqyeshëm”.

Qyteza piktoreske ndodhet në një zonë malore pranë brigjeve Cote d’Azur në jug të Francës, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Comments