Publikohen pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes ku u vra një shqiptar dhe u plagos një tjetër në Athinë
Media greke EPT News ka publikuar foto nga vendngjarja e vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në Athinë të Greqisë.
Në pamjet e publikuara nga media greke duken dy shqiptarët, Irakli Davella dhe Edi Lolo, të shtrirë përtokë.
Irakli Davella nuk është një person i panjohur për autoritetet greke. Ai njihet si pjesë e një grupi kriminal në Greqi dhe në vitin 2018 sipas mediave greke i kanë vrarë në një atentat shokun, i cili quhej si një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis.
Po ashtu më parë i vranë edhe dy miq të tjerë, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Të tre bënin pjesë në grupin kriminal ku ishte edhe Davella.
Viktima Davella me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi.
Ndërkohë, sipas mediave greke, shqiptari i plagosur Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai e qëndronte mes Dubait dhe Greqisë.