Ramush Haradinaj flet për sondazhet: VV nën 30%, LDK e PDK mbi 20%, AAK…!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërfaqur parashikimet e tij rreth rezultatit të zgjedhjeve.
I ftuar në “Debat Plus” në Dukagjini, Haradinaj u shpreh se koalicioni i tij me Nismën, Konservatorët dhe E-30, ka pasur rritje prej 5 për qind të elektoratit, përgjatë ditëve të fundit.
Ai u shpreh se aktualisht qëndrojnë në 12%, shkruan IndeksOnline.
Haradinaj shtoi se deri në kohë të zgjedhjeve, ky koalicion mund të rrisë elektoratin në mbi 20%.
Ndërkaq, sa u përket partive të tjera kundërshtare, Haradinaj i sheh PDK-në dhe LDK-në me mbi 20% të votave, dhe LVV-në me më pak se 30 për qind.