Trump: Në mandatin tim të parë më luftonin, tani të gjithë duan të jenë miqtë e mi

141

Bosët e mëdhenj, përfaqësues të medias dhe teknologjisë, liderë të huaj… Pas fitores së tij të befasishme në 2016-ën, shumëkush e kishte përçmuar Donald Trumpin, por këtë herë personalitetet e botës së ekonomisë dhe medias po konkurrojnë për të qenë pranë presidentit.

“Gjatë mandatit tim të parë, e gjithë bota po më luftonte. Në këtë mandat e gjithë bota dëshiron të jetë miku im”, deklaroi Trump ditën e djeshme, gjatë një konference për shtyp nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Florida.

Pas zgjedhjes së tij më 5 nëntor dhe me përjashtim të disa udhëtimeve të shkurtra, Donald Trump ka mirëpritur vizitorët në këtë kompleks bregdetar.

Atje Donald Trump ftoi ministrat e tij të ardhshëm.

Gjithashtu presidenti i zgjedhur, i cili do të betohet më 20 janar, shtroi një darkë për Mark Zuckerberg, shefin e Metës, kompanisë mëmë të Facebook, një rrjet social që e kishte ndaluar pasi ndjekësit e tij sulmuan Kapitol më 6 janar 2021.

Të hënën, miliarderi 78-vjeçar tha se ai u takua edhe me Shefin e Google, Sundar Pichai dhe CEO-n e Apple Tim Cook.

“Dhe ne do të presim gjithashtu Jeff Bezos, nga Amazon, që vjen këtë javë. Kemi shumë shefa të mëdhenj, bosët më të mëdhenj, bankierët më të mëdhenj, e gjithë bota po thërret”, siguroi republikani, duke përsëritur se është “pikërisht e kundërta” e asaj që kishte përjetuar kur fitoi mandatin e parë.

Nëse vizitorë të profilit të lartë po vërshojnë në Florida, kjo ndodh sepse ata presin, një presidencë më të strukturuar dhe vendimtare “Trump 2.0”.

Donald Trump “ka bërë të ditur se do të përdorë të gjitha kompetencat e presidencës për t’u marrë me këdo që e sfidon atë.

Comments