Krerët e shtetit të dënojnë publikisht kërcënimin ndaj Haradinajt

346

Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt duhet të dënohet publikisht nga krerët e shtetit: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.
Mungesa e dënimit publik të kërcënimit të tillë është – më së buti thënë – nxitje e gjuhës së urrejtjes dhe tentim përfitimi nga polarizimi shoqëror e politik.
Kjo është thikë në shpinë ndaj sigurisë në Kosovë dhe shërbim në narrativat ekremiste të përçarjes së thellë politike e shoqërore.
Gjithçka mund të jetë politike, por JO kërcënimet.
Kjo nuk është Kosova që të gjithë e duam!
Shpresoj se Prokuroria dhe Policia po bën punën e vet!

Comments