Drejtësi e dy standardeve në “drzhavën Severna”!
Agim Islami për TV21: “Kisha shpresa te politikanët që premtuan para zgjedhjeve, por do të jetë njësoj”!
Ky është prononcimi i Agim Islamit që drejtësia me dy standarde e “drzhavës Severna” e refuzoi rigjykimin e tij për rastin Alfa, duke e lënë në burg për 17 vite me radhë pa prova bindëse.
Kësisoj, drejtësia e “Severnës” në njërën anë falë kriminelët dhe kusarët maqedonas për krime të ndryshme, ndërsa me shqiptarët vepron ndryshe, duke i ndarë atyre padrejtësi për t’i kalbur burgjeve në emër të drejtësisë me dy standarde.
Qeveria e re e koalicionit me vasalët e rinj të despotit Micko, nuk kanë guxim të deklarojnë se vendimi i “togave të zeza” të “drzhavës” për rastet kur janë në pyetje shqiptarët siç është rasti Agim Islamit, vepron me standard tjetër dhe kur janë rastet për t’i rishqyrtuar maqedonët e tyre vepron ndryshe, madje duke i liruar ato me vendime të formës së prerë.
Kjo është drejtësia e “togave të zeza të drzhavës” që ndan drejtësi me dy standarde, një për ne dhe një tjetër për ata!
Cili është ndryshimi atëherë për shtetin e së drejtës mes drejtësisë me dy standarde në “drzhavën Severna” dhe drejtësinë e supozuar me DUI-n dje dhe me VREDI-n sot?
Si duket nuk ka asnjë ndryshim për shqiptarët si dje dhe sot, ata vazhdojnë të trajtohen njëllojë nga ana e “togave të zeza” kur përballen me drejtësinë e njëanshme.
Medai Shaholli