Buzhala: Në katër vitet e fundit i kemi humbur 200 mijë banorë nën Albin Kurtin

77

Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Kosova ka humbur 200 mijë banorë.

Sipas tij, kjo ka ndodhur në katër vitet e fundit, siç u shpreh ai, nën Albin Kurtin.

“Humbja më e madhe është, dolën edhe të dhënat sot gjatë ditës së regjistrimit të popullatës, do të thotë në katër vitet e fundit ne i kemi humbur diku 200 mijë banorë minimumi, nën Albin Kurtin”, u shpreh tutje Buzhala.

Comments