Pjesa më e madhe e kryeqytetit nga sonte mbetet pa ujë të pijshëm

72

Pjesa më e madhe e kryeqytetit nga sonte mbetet pa ujë të pijshëm.

Autoritetet paralajmëruan mbylljen e gypit me qëllim që gjatë fundjavës të riparohet defekti në Karposh, ku me ditë të tëra rrjedh ujë në rrugë. Mungesa e ujit do të ndikojë sidomos ndaj punës së spitaleve. Sipas informacioneve do të kryhen vetën ndërhyrjet kirurgjike që nuk mund të shtyhen.

Nëpër spitale do të dërgohen cisterna me ujë, ndërsa gjatë ndërprerjes qytetarët vet duhet të sigurojnë ujë. Këtyre ditëve qytetarët me të madhe po furnizohen me ujë, duke blerë bidonë nëpër markete. /Alsat.mk

Comments